“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë.
Ai shprehet se ‘17 shkurti nuk është thjesht një datë, kujtesë se Liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë dhe besim të vazhdueshëm’.
Më tej ai ndalet te gjyqi në Hagë ndaj UÇK-së, ku thotë se ka bindje që procesi ndaj tyre do të përfundojë me drejtësi dhe kthimin e tyre në shtëpi.
Reagimi i plotë:
Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
17 Shkurti nuk është thjesht një datë – është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet.
E në këtë ditë, nuk mund të mos mendojmë edhe për ata që luftuan në betejë që Kosova të jetë e lirë – drejtuesit e UÇK-së. Ende shpresoj se procesi i tyre do të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.
Gëzuar Kosovë – qofsh gjithmonë e lirë!
Top Channel