Ndarja nga jeta e aktivistit amerikan Jesse Jackson, reagon Joe Biden: Një njeri i Zotit dhe i popullit
Partia Socialiste ka vendosur në rendin e ditës së Kuvendit, votimin për anëtarët e Këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Emrat e propozuar janë ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Jonida Prifti, ish-ministri Ervin Mete dhe Matilda Shehu.
Pas miratimit të kryeministrit Edi Rama, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Deputetët socialistë kanë shprehur mbështetjen edhe për Selami Xhepën dhe Holta Zaçajn.
Qeveria ka propozuar dy emra që janë të njohur në botën e financave, Ervin Mete, ish-ministër i Financave dhe Jonida Prifti, që vjen nga sektori bankar.
Selami Xhepa, me një karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, konsiderohet si një prej emrave më afër opozitës.
Holta Zaçaj, ish-Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, është një propozim i cili shkaktoi edhe një debat të fortë në radhët e gjyqësorit për shkak të interpretimit të mandatit të saj, pra kur i përfundonte koha si anëtare e kësaj gjykate.
Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte, pra në datën 19.02.2026 në orën 10:00.
Top Channel