Rrëfimi i Victor Osimhen: Mund të shkoja te Juventus, te Napoli më trajtuan si qen…
Ish-trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, është bërë pjesë e një momenti të paharrueshëm gjatë Karnavaleve të famshëm të Brazilit në Rio de Janeiro, ku u pa duke ndarë një puthje me tre gra njëkohësisht.
Trajneri italian, 66 vjeç, i cili u emërua trajner i Kombëtares së Brazilit verën e kaluar dhe ka filluar përgatitjet për Kupën e Botës 2026, duket se po shijon jetën në shtetin e Amerikës së Jugut. Ai është fotografuar gjatë festimeve të Karnavalev, ku një foto e tij me tre vajza ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Në imazhin që ka qarkulluar, trioja e vajzave duket se i dhuron Ancelottit një puthje njëkohësisht. Një përdorues shkroi: “Don Carlo Ancelotti po e shijon jetën”.
Ancelotti, një nga trajnerët më të suksesshëm në histori me më shumë se 30 trofe, duket se është i kënaqur në Brazil, përkundër disa thashethemeve që qarkullojnë për të ardhmen e tij.
Top Channel