Nisma e PS për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit, reagon KE: Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit… Deputeti demokrat Saimir Korreshi denoncoi publikisht 4 ditë më parë gjendjen e spitalit të Lushnjës.
Sipas tij, godina e urgjencës ku qytetarët marrin shërbime mjekësore nuk përmbush standardet minimale të sigurisë për pacientët dhe stafin mjekësor.
Reagoi ministria e shëndetësisë duke sqaruar se pamjet e përdorura nga Korreshi nuk ishin aktuale.
“Pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit. Repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen”, ishte deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë.
Por Korreshi i sfidoi sërish sot dhe fton ministra, por edhe deputetë socialistë të Lushnjës që ta shohin nga afër gjendjen e spitalit.
Nga ana e spitalit të Lushnjës deri tani nuk ka reagime ndaj akuzave të deputetit të opozitës.
Top Channel