Liga e Kampionëve u rikthye këtë mesjavë me ndeshjet e para të fazës së play-off-it.

Skuadra kampione në fuqi e Evropës, Paris Saint-Germain, u përball në derbi me Monacon, një ndeshje të cilën skuadra e Luis Enrique e fitoi me përmbysje 3-2, duke hedhur një hap drejt kualifikimit.

Monaco mori avantazhin e dyfishtë në këtë ndeshje, teksa fillimisht shënoi që në minutën e parë me Balogun, ndërkohë që në minutën e 18-të po ky futbollist shënoi edhe golin e dytë.

Paris Saint-Germaini humbi penallti me Vitinha-n, por më pas shkurtoi diferencën në 2-1 me Doué në minutën e 29-të, ndërsa në të 41-tën Hakimi ktheu ekuilibrin në rezultat në 2-2.

Në pjesën e dytë, kampionët e Evropës përmbysën gjithçka, teksa shënuan golin që i dha avantazhin 3-2 me Doué, me këtë të fundit që plotësoi dygolëshin personal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB