3 shqiptarët që po “pushtojnë” Turqinë…në një darkë me sushi
17/02/2026 19:42
Ernest Muçi po shijon këto ditë pushimi larg ekipit të Trabzonspor.
Sulmuesi shqiptar ka udhëtuar drejt Stambollit, duke takuar dy miqtë e tij, Kristjan Asllanin dhe Milot Rashicën.
Është pikërisht sulmuesi i Kosovës, ai që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet krah Muçit dhe Asllanit. Një foto mjaft e bukur për syrin e shqiptarëve, por jo aq për tifozët e Trabzonspor.
Këta të fundit kanë reaguar menjëherë në rrjet, duke e bërë “bujë” këtë foto. Sipas tyre, Muçi tashmë ka gjasa që të rikthehet te Besiktas, nga ku është edhe i huazuar deri në verë. Megjithatë, pavarësisht thashethemeve, në foto tregohet qartë që shqiptarë janë të bashkuar edhe përtej kufijve.

Top Channel