Inter/ Chivu humbet pjesët në mesfushë, Calhanoglu e Frattesi nuk nisen për në Norvegji
Ndoshta është një frazë e përdorur shpesh; por Inter-Juventus me të vërtetë nuk përfundon kurrë. Kanë kaluar më shumë se 2 ditë nga sfida e San Siros, e megjithatë ka akoma diçka për të folur dhe që do të flitet; vendimet e Gjykatësit Sportiv pas Derbit të Italisë e sidomos pas asaj që ndodhi në tunelin e stadiumit dhe ku u përfshinë Luciano Spalletti, Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli.
Çfarë ndodhi në tunelin e San Siros? Video ka bërë xhiron e botës dhe duket se është vetëm maja e ajsbergut. Kush ka qenë i pranishëm që i ka parë ato momente, tregon se ajo që nuk u pa ishte shumë më keq nga sa u shfaq në fotokameran e smartphone të një tifozi; Spalletti që i bërtet arbitrit ‘falsifikove ndeshjen’ dhe më pas ndali Comollin që dukej më i zemëruari nga të gjithë. Më pas Chiellini shtoi dozën te La Penna: ‘Nuk ekziston një gjë e tillë’. Por sipas të përditshmes ‘Gazzetta Dello Sport’, pa ndërhyrjen e sigurisë do të ishte e vështirë të evitohej kontakti fizik mes protagonistëve. Për më tepër, Spalletti i është drejtuar Marottës duke i thënë ‘bëre një pisllëk’
Çfarë rrezikojnë Comolli dhe Chiellini? Në raportin e shkruar nga La Penna dhe ajo që do të raportojnë inspektorët federalë te pranishëm në San Siro, ka material për Gjykatësin Sportiv Gerardo Mastrandrea që mund të veprojë me grusht të hekurt sidomos në drejtim të Comollit që shkon drejt një skualifikimi edhe pse mbetet hipoteza e dënimit me vetëm një gjobë të majme. Ndërsa Spalletti nuk do të rrezikonte asgjë pavarësisht frazës së thënë në drejtim të Marottës, me trajnerin që largoi Comollin nga La Penna. Sigurisht në bazë të rregullores Pierre Kalulu do të ndëshkohet me 1 ndeshje pezullim
Po Interi? Në momente të tensionit kaq të lartë, duket e pamundur që edhe ndonjë pjesëtar i Interit të mos ketë thënë ndonjë fjalë të tepruar. ‘La Gazzetta Dello Sport’ flet për një përballje ballë për ballë mes Riccardo Ferrit dhe François Modesto, drejtorit teknik i Juves, por që nuk duhet të rrezikojë asgjë.
Hipoteza e hetimeve të shtuara. Duke parë delikatesën e ndeshjes dhe tensionet është e mundur që vendimet e Gjykatësit Sportiv të shtyjnë për disa ditë nëse do të kërkohen hetime shtesë nga ana e Mastrandrea. Por duke parë videon virale dhe dëshmitarët e shumtë, probabiliteti më i madh është që vendimi të jepet këtë të martë.
Top Channel