Spalletti përqafon sërish Vlahovic dhe Juventus punon për rinovimin me sulmuesin serb
Lecce mori një fitore me peshë për mbijetesën në Serie A. Skuadra puljeze mundi në Sardegnë, Cagliarin me rezultatin 2-0 në një sfisdë ku la gjurmën e tij edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare Ylber Ramadani, autor i një prej golave të skuadrës së tij.
Në Unipol Domus, pjesa e parë ishte e vakët me pak raste shënimi, por pas pushimit të ndeshjes gjërat ndryshuan dhe në minutën e 65 Lecce zhbllokoi rezultatin me Gandelman që shënoi me një gjuajtje me kokë duke e çuar rezultatin 1-0. Ai që mendoi të fusë në kasafortë këtë fitore të Lecces ishte Ylber Ramadani që më një gjuajtje në hyrje të zonës dërgoi topin në rrjetë për të fiksuar rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë fitore, Lecce shkon në kuotën e 24 pikëve duke iu shkëputur Fiorentinës në vendin e 18 me 21 pikë, ndërsa Cagliari mbetet me 18 pikë në vendin e 18.
Shiko këtu golin e Ramadanit
Top Channel