Vijojnë bombardimet izraelite në Liban, 4 persona humbin jetën, shkon në 370 numri i viktimave që nga nisja e armëpushimit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po përfundon sot një turne të shkurtër evropian në Hungari për të mbështetur kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili është në një pozicion të vështirë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit.
Nuk është sekret që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka një pëlqim të veçantë për kryeministrin populist nacionalist hungarez, këtë njeri “të fortë” siç e quan ai, të cilit i shprehu mbështetjen e tij “të plotë” përpara zgjedhjeve të 12 prillit.
Ai e vlerësoi atë të premten në Truth Social, duke lartësuar “rezultatet e paprecedentë” që ai ka dhe një “aftësi të provuar” për të arritur.
Viktor Orbán, 62 vjeç, pritet të përballet me betejën e tij më të vështirë zgjedhore që nga rikthimi në detyrë në vitin 2010. Partia e tij, Fidesz, është pas partisë opozitare TISZA në sondazhe.
Në një fjalim pardje, ai u zotua të vazhdojë sulmin e tij ndaj “organizatave pseudo-qytetare, gazetarëve të blerë, gjyqtarëve dhe politikanëve”, duke përdorur retorikë jo shumë larg asaj të Presidentit të SHBA-së, Trump.
Kryeministri hungarez, një dele e zezë e BE-së, akuzohet për heshtjen e zërave kritikë në gjyqësor, akademi, media dhe shoqërinë civile, si dhe për kufizimin e të drejtave të pakicave.
Ai kritikohet gjithashtu për kultivimin e një marrëdhënieje të ngushtë me Vladimir Putinin, ashtu siç bëri me Donald Trump, i cili e priti presidentin rus me nderime dhe lavdi në Alaska këtë verë.
Top Channel