Në Bahrein ndizen sërish motorët për sesionin e dytë të testeve parasezonale në Botërorin e Formula 1. kuadrat zbresin në pistë për të mbledhur të dhëna të çmuara për makinat e reja, të zhvilluara sipas rregullores së re teknike, një moment kyç jo vetëm për skuadrat, por edhe për Pirellin, kompaninë e vetme që furnizon me goma skuadrat e këtij kampionati me këtë të fundit që është thirrur në apel për të verifikuar sjelljen e gomave të reja te makinat me karakteristika aerodinamike dhe ngarkesa krejtësisht të ndryshme në krahasim me sezonet e kaluara.

Për testet në Lindjen e Mesme, Pirelli ka vënë në dispozicion të gjithë gamën e gomave të buta për pistë të thatë; 4 përbërje të ndryshme deri në 24 sete. Objektivi është përsosja e set-up dhe të kuptohet sjellja e mbulesave të gomave në makinë që lënë një gjurmë më të vogël në tokë në krahasim me të kaluarën, një element që ndikon në degradimin, menaxhimin e temperaturave dhe bilancimin në përgjithësi.

E ardhmja në Formula 1 dhe kalimi në MotoGP

Kompania milanze ka shfaqur synimin për të vijuar bashkëpunimin me Formula 1 teksa kërkon rinovomin e kontratës aktuale deri në vitin 2028, një sinjal për vazhdimësinë në një moment të evoluimit teknik. Në mënyrë paralele, Pirelli përgatitet për një tjetër hap strategjik; nga 2027 do të bëhet furnizuesi i vetëm i gomave për skuadrat e botërorit të MotoGP për të kompletuar praninë e saj që ka nisur në kategoritë Moto 2 dhe Moto 3 në 2024. Një sfidë e dyfishtë në kompeticionet e mjeteve me 4 dhe 2 goma që përforcon rolin qendror të Pirellit në botën e motorsportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB