Nga Asambleja Zgjedhore e FSHF, Ministri Gonxhja: Ligji për Sponsorizimin do të jetë gati në 2027

16/02/2026 12:11

Ligji i Sponsorizimeve në sport do të jetë në fuqi në vitin 2027. Kjo është ajo që ka deklaruar Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Asamblenë Zgjedhore të FSHF teksa theksoi se deri në fund të këtij viti do të jenë gati aktet nënligjore të këtij ligji dhe në këtë mënyrë bizneset që investojnë në sport do të kenë më shumë frymëmarrje

“Doja të theksoja lajmet e mira dhe t’i rikonfirmoja, javën e shkuar mbyllëm konsultimin publik sa i përket një ligji shumë të rëndësishëm që do hapë një horizont shumë të madh e të gjerë, të shumëpritur, që është ai i Sponsorizimeve. Theksoj që vendin e parë e zë futbolli, për sa i përket forcës që ka për promovimin dhe forcën që ka për kthimin e investimit-tha ministri Gonxhja në fjalën e tij që shtoi se ky ligj do të krijojë edhe një valë të re besimi në vendin tonë.

 ‘Ligji i Sponsorizimit do sjellë më shumë shikueshmëri dhe do japë për ata që do investojnë në këtë sport një promovim dhe shikim që përmes futbollit është shumë herë më i madh. Kjo do krijojë një valë të re besimi, inkurajimi dhe dëshire, pse jo filantropinë si kulturë në vendin tonë për të dhënë për sportin dhe për të marrë pas nga sporti një promovim dhe shikueshmëri për ‘brand-et’ edhe kompanitë, që sportin nuk e kanë vetëm për pasion.Nga fundi i këtij viti mbyllim aktet nënligjore dhe procedurale, duke ‘qepur’ gjithë sistemin e aplikimit dhe vetëdeklarimit të mënyrës sesi do funksionojë Ligji i Sponsorizimit. Viti 2027 do jetë një kthesë e re, një epokë e re për injektimin e sa më shumë financave në sport, ku futbolli zë vendin kryesor-tha Ministri Blendi Gonxhja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB