“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer në shtëpi nipin e dytë Formalizimi i tregut ishte kërkesa që të gjithë autorët dhe librarët që morën në seancën dëgjimore për diskutimin e Projektligjit mbi Librin në Komisionin e Kulturës e bërtitën njëzëri.
Autorët e cilësuan veten pikën më të dobët në hallkën e prodhimit të librit dhe për shkak të informalitetit e kanë të pamundur të informohen plotësisht për tirazhet e shitura.
“Nuk jam dakord që njerëzit nuk lexojnë. Flitet për një treg që ka xhiro të deklaruar 10 milion euro në vit. Ajo që unë vë re, gjithnjë kam ndjerë që ne autorët na shikojnë si të fundit. Nuk kemi mundësi të verifikojmë sa kopje shiten, kemi një ide që na thonë letërsia shqipe nuk shitet, por ne nuk e dimë pse, ndërkohë që na thonë ta kam lexuar librin. Kemi pirateri!”, tha autorja Diana Çuli.
“Të ardhurat autorit nuk i shkojnë, edhe kur i shkojnë i hiqet një 15%”, u shpreh autori Durim Taçi.
“Fiskalizimi në 2021 ka krijuar shumë anomali, ka rritur anomalitetin, shumë biznese të mëdha janë bërë të vogla. Duhet formalizuar tregu. Libri nuk mbijeton dot si ekonomi tregu”, tha librari Albert Gjoka.
“Thelbi është formalizimi i tregut të librit. Kur është i paformalizuar tregu i librit fizik, si do të jetë ai i librit digjital?”, u shpreh shkrimtarja Vera Bekteshi.
TVSH 6% mbi librin është pika që autorët dhe librarët e kundërshtuan me ngulm, duke kërkuar analizë mbi ndikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar në tregun e librit.
“Mos e taksoni librin. Çlironi librin dhe ata që e prodhojnë nga taksat dhe detyrimet fiskale. Shqipëria duhet të përshtatet me praktikat e vendeve të BE, 0 taksa për librin. Të heqë tarifat postare për forcimin e lidhjeve me diasporën. Të nxitet forcimi i rrjetit të shkatërruar të librarive”, deklaroi autori Durim Thaçi.
Irena Pricit, që foli në emër të Ministrisë së Kulturës ia delegoi çështjen e TVSH-së mbi librin Ministrisë së Financave, ndërsa u përball me kërkesat e autorëve për formalizim.
“Ministria kërkoi 0%, në Ministrinë e Financave u vendos 6%. Është Ministria e Financave që ka kompetencë për këtë opjesë. Nëse do të ulet, është shumë e mirë. Këshilli Kombëtar i Librit dhe Leximit ka katër anëtarë ekspertë të fushës, dy caktohen nga Ministria, dy të tjerët nga grupet e interesit. Sa i përket lirshmërisë doganore me Kosovën, nuk është në tagrin tonë”, tha Irena Prici, drejtore e politikave për artin dhe kulturën.
Shkrimtarët dhe studiuesit kërkuan një ligj sipas standardeve europiane, ndërsa komentuan edhe statusin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që për herë të parë përfshihet drejtpërdrejt në ligj.
“Autori shqiptar çfarë të drejte ka? Bën kontratë me mirëbesim! Edhe ato thërrime që merr autori, nuk dihet ku i merr. Librashitësi e ngre sa herë të dojë përqindjen e marrjes së librit. Pa infrastrukturë, nuk ka zgjidhje. Shumë autor me trastë në dorë duke çuar librat, nuk ia pranon ai, etj. Nuk po flasim për një mall, po flasim për librin. Flasin botuesit – ai e ka prodhuar librin, bëjnë shkencëtarin, akademikun, absurdi sa vjen e trashet. Libri në letër dhe libri digjital, është tregues zhvillimi.
Nëse Ministria ka hallin të lajë duart me librin, është në të drejtën e saj, Qendra e Librit nuk ka infrastrukturë të marrë përsipër këto që i caktohen. Libri është themeli i kulturës. Libri nuk është mall, ndonëse ka një çmim. As KKLNL nuk ka asnjë infrastrukturë nga pas. Libri nuk është pronë e pushtetit, është pronë e lexuesit”, deklaroi autor-studiuesi Behar Gjoka.
Gjatë mbledhjes, ishte vetë deputetja e PS-së, Evis Kushi, që solli në Komision çështjen e çmimeve të letërsisë, ku këtë vit nuk u nda çmim për veprat për fëmijë.
“E kërkova fjalën për të folur për mosakordimin e çmimit të letërsisë për fëmijë!”, tha Evis Kushi.
“Prurjet e një viti kalendarik nuk e justifikonin”, u shpreh Alda Bardhyli.
Top Channel