Galatasaray-Juventus; Zonja e Vjetër në Champions League për të harruar Derbin e Italisë
Polemikave të forta mes Interit dhe Juventusit i shtohet edhe ish presidenti i klubit zikaltër, massimo Moratti që nuk i kursen thumbat në drejtim të Zonjës së Vjetër në lidhje me protestat e kësaj të fundit pas kartonit të kuq të Kalulu
‘Kanë ndryshuar kohët. Tani Juventus ankohet, bën viktimën, është diçka e re. Më duket se e kanë ekzagjeruar me protestat sikur ishte një viktimë e tmerrshme e futbollit italian, por historia nuk e kujton kështu-u shpreh Massimo Moratti teksa komentoi telefonatën e John Elkann me presidentin e Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
‘Simulimet më bezdisin, më kanë sjellë mërzi. Ai i mbrëmjes së kaluar ishte një simulim entuziazt-vijoi Moratti-Bastoni bëri një kërcim të pabesueshëm pas zgjatjes së krahut të kundërsharit që e vendosi Bastonin në kushte për të përfituar. Lojtari u entuziazmua për këtë mundësi që u zgjidh me një padrejtësi sepse futbollisti tjetër nuk shkaktoi faull të rëndë. Mendoj se Gattuso nuk do ta ndëshkoje. Për Bastonin, i gjithë ky sulm është tashmë një ndëshkim. Nëse do të ndërhyjë edhe Gattuso në këtë çështje që nuk është se ka në drejtim një kombëtare shumë të fortë, nuk di, më duket se nuk ia vlen. Nuk e di çfarë i kaloi nëpër mend Bastonit në atë moment, por tani ai është në mes të një vorbulle polemikash. Chivu e mbrojti publikisht, por kur kanë qenë vetëm për vetëm i ka thënë diçka’.
Top Channel