“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer në shtëpi nipin e dytë
Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella, deri në shqyrtim në themel të çështjes.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjatë Apelit të gjyqtarit të çështjes u konstatua se avokati i Anila Bishës ka kërkuar shtyrje të seancës mbasi ai është sëmurë.
Sipas gjyqtarit të çështjes është thirrur Agjencia Kombëtare e Informacionit (AKSHI), por nuk është paraqitur. Më pas, sipas tij, Kryeministri nuk është paraqitur.
Por dy avokatë të tjerë të pranishëm deklaruan se këto interesa të përfaqësohen nga avokatura e shtetit.
Juristët e avokaturës, kërkuan që për shkak të emergjencës, seanca të mos shtyhet.
Gjyqtari Armand Shkurta deklaroi se çështja e ngutshme është për paditësin dhe jo për të paditurin, ndaj e shtyn seancën. Çështja shtyhet për në datën 23 shkurt në orën 14:00.
Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha, që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur.
Me këtë pretendim, artistja dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.
Top Channel