Rikthimi te Roma, Francesco Totti: Po flasim, mungon ndonjë detaj
Gjatë fjalës së tij në margjinat e asamblesë së Lega Serie A, Giuseppe Marotta, presidenti i Interit, ka rikthyer në vëmendje polemikën e njohur lidhur me ndeshjen Inter-Juventus të fundjavës së kaluar, duke theksuar se simulimet në futboll janë një fenomen i zakonshëm dhe që nuk duhet të trondisin.
Ai i quajti ato “një ngjarje e mjerueshme, por e zakonshme dhe jo e jashtëzakonshme”, duke e lidhur këtë ngjarje me një incident të kaluar, kur Interi vetë ishte viktimë e një simulimi të ngjashëm.
Marotta i referohej Derbit të Italisë më 15 maj 2021, një ndeshje që kishte një rëndësi të madhe për Juventus dhe të cilën ata e fituan 3-2 në minutat e fundit, falë një penalltie të diskutueshme të Cuadrados. Penalltia u dha nga gjyqtari Calvarese, pavarësisht simulimit të qartë të kolumbianit pas një përplasjeje me Ivan Perisic.
Marotta kujtoi se pas asaj fitoreje, Juventus siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, një arritje që solli një shpërblim të madh financiar prej rreth 60-70 milionë eurosh.
Në tetor 2021, ish-gjyqtari Calvarese e pranoi se kishte bërë një gabim në këtë ndeshje. Ai theksoi se ishte një ndeshje shumë e vështirë për t’u arbitruar dhe se ndoshta mund ta kishte trajtuar ndryshe situatën. “Fatkeqësisht, Cuadrado është një lojtar shumë i vështirë për t’u arbitruar. Ka lojtarë që janë të vështirë për t’u lexuar dhe ai është njëri prej tyre,” shpjegoi Calvarese.
Pavarësisht polemikave të vazhdueshme dhe kritikave, Marotta theksoi se ky fenomen i simulimeve, edhe pse i dënueshëm, nuk është asgjë e re në futboll dhe është diçka që ndodh shpesh në këtë sport.
Top Channel