Foto/ Gafë në ndeshjen e Serie A, lojtari i klubit italian ngatërrohet me trajnerin që u shkarkua nga Manchester United

16/02/2026 10:37

Një gafë televizive në transmetimin e ndeshjes së Serie A mes Cremonese dhe Genoa i la tifozët të habitur, pasi për disa sekonda u duk sikur Ruben Amorim po rikthehej në fushë si lojtar.

Gjatë minutës së 89-të, grafika zyrtare e transmetimit tregoi se 41-vjeçari po hynte si zëvendësues për skuadrën mike. Amorim, i cili e ka mbyllur karrierën si futbollist prej një dekade dhe së fundmi u shkarkua si trajner i Manchester United, u shfaq papritur në ekran si lojtar aktiv.

Në fakt, bëhej fjalë për Alex Amorim, 20 vjeç, i cili hyri në fushë në vend të Morten Frendrup në minutën e 89-të. Konfuzioni lindi sepse në grafikë u shfaq fotografia e Ruben Amorim në vend të asaj të Alex.

Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Disa tifozë bënin shaka duke pyetur nëse Alex ishte djali i Rubenit, ndërsa të tjerë ironizuan mbi “rikthimin” e trajnerit në fushë.

Alex Amorim u transferua te Genoa muajin e kaluar nga klubi portugez Alverca për rreth 7 milionë paund dhe ndaj Cremoneses bëri debutimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB