Çifti nga Pogradeci humbi jetën ndërsa fëmijët mbetën në kamp në Siri, gjyshi prej 12 vitesh në pritje të nipërve: Mi sillni para se të vdes

16/02/2026 19:54

Dylber Shuli nga fshati Gurras i Pogradecit prej gati 12 vitesh pret me shpresën se një ditë do t’i shohë nipërit dhe mbesat e tij ti kthehen në shtëpi nga Siria.

Djali i 90 vjeçarit, Krenari së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u larguan në tetor të vitit 2013 nga Shqipëria për në Siri ku sollën në jetë edhe një fëmijë tjetër.  Më pas ata humbën jetën ndërsa fëmijët e tyre vijojnë të jenë në kamp. Kthimi i Eva Dumanit në Shqipëri ka bërë që Dylberi edhe njëherë të apelojë që ti kthehen pjesëtarët e familjes

Pas vdekjes të së birit dhe nuses, ai tregon se barra ra mbi vajzën e madhe Elonën e cila duhet të kujdesej për 3 fëmijët e tjerë e më pas ajo po ashtu është bërë nënë e një djali.  Për vite me radhë Elona ka ruajtur komunikimin me familjarët të cilëve u ka kërkuar ndihmë ndaj Dylberi thotë se e vetmja kërkesë e tij është që ti shohë edhe njëherë ti mbushin oborrin e shtëpisë

Çdo ditë që kalon për Dylberin është një pritje, me dëshirën e vetme për të parë nipërit dhe mbesat të kthehen në shtëpinë e tyre dhe për ti dhënë fund makthit që zgjat prej më shumë se një dekade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB