“Bën terror brenda kampit”/ Gazetari tregon në “Top Story” emrin e shqiptares që pengon riatdhesimet nga Siria

16/02/2026 22:51

Gazetari Julian Kasapi tregoi në “Top Story” se Emanuela Daci është personi që pengon riatdhesimin e shqiptarëve që mbahen në Siri.

Sipas gazetarit, përmes terrorit ajo pengon kthimin e shqiptarëve që ndodhen atje. ‘Emanuela Daci nuk rri me shqiptarët, mendohet se është personi që ka ndikuar për keq dhe ka ndaluar riatdhesimet’-u shpreh gazetari.

“Emanuela Daci ishte ajo që thoshte: ‘Do ju sulmoj.’ Ajo ka tre fëmijë, po ashtu është Elona Shuli, Myrvete Dibra që mendohet se ka dy fëmijë. Rreth 11 persona që dërgohen nga burrat. Edhe një rast tjetër, familja Balliu. Zonja është atdhesuar, ndërsa bashkëshorti i saj është kapur dhe ndodhet në burg atje.

Historia e tyre është e trishtë. Ata u nisën për në Siri për t’u kujdesur për djalin, ai kishte humbur jetën. Ata tentuan të ktheheshin, por u kapën. Ka dhe histori të tjera shqiptarësh që janë ende në kamp.

Rikthimi i Eva Dumanit duhet të shërbejë si pikënisje. Gjyshi i Elona Shulit kërkon rikthimin e mbesës. Emanuela Daci nuk rri me shqiptarët, mendohet se është personi që ka ndikuar për keq dhe ka ndaluar riatdhesimet. Është një person që përmes terrorit brenda kampit, nuk i kanë lejuar,” u shpreh gazetari në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB