Tmerruese! Ultrasit në Brazil i urdhëruan lojtarët e tyre ta “dëmtonin” me qëllim Neymar, dhe ai i shpëtoi një ndërhyrjeje të tmershme
Barcelona duket se ka një ‘armik’ në fushën e lojës këtë sezon dhe ajo është shtylla. Ndeshja me Gironën në Montilivi është e fundit në listën e ‘mallkimeve’ të katalanasve pasi në këtë përballje skuadra blaugrana e goditi dy herë shtyllën dhe të dyja ndodhën në pjesën e parë të ndeshjes.
Në fillim ishte Raphinha që u ndal nga shtylla në minutën e 42 dhe më pas Lamine Yamal në momentin e ekzekutimit të penalltisë
Në total Barcelona ka regjistruar 25 shtylla në 24 javë të La Ligës dhe 31 në total në të gjitha kompeticionet, statistika këto që tregojnë volumin ofensiv të skuadrës blaugrana. Janë këto shifra që e vendosin skuadrën e Hansi Flick në krye të klasifikimit në të 5 ligat më të rëndësishme evropiane.
Barcelona sulmon krijon raste dhe shënon dhe është një prej skuadrave më produktive në Evropë. Por shtylla është shndërruar në ‘armikun’ më të tmerrëshëm duke i ndëshkuar futbollistët e çdo roli. Askush nuk i shpëton ‘mallkimit’; Ferran Torres (6), Lamine Yamal(5), Olmo, Raphinha, Rashford (4), Fermín Lopez (3), Leëandoëski dhe Eric Garcia(2) dhe Koundé e Casadó (1) kanë ndjerë shijen e hidhur të shtyllës. Në Ligën e Kampioneve, Barcelona ka 5 shtylla të regjistruara në 8 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon deri tani. Në La Liga janë 25 dhe 2 janë në Kupën e Mbretit.
Top Channel