GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit është një krim i organizuar që po hetohet nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, por mënyra se shoqëruesi i tij Muçi Shaljani Sheqeri u punësua brenda 4 ditëve si agjent në AMP po tenton të hedhë dritë se si shpërdorohet detyra gjatë rekrutimeve.
Me argumentin se kishte shmangur procedurat e konkurrimit duke shkelur rregullat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të Tiranës për të pezulluar nga detyra gëzim Salën, Drejtor i personelit në këtë agjenci.
Gjyqtarja Erlanda Agaj shpalli edhe një masë të dytë atë të ndalimit për të dalë jashtë vendit të zyrtarit nën hetim për shpërdorim detyre. Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit dhe ndërroi jetë më vonë, sipas prokurorisë ishte punësuar dy muaj para-ngjarjes në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Prokuroria njoftoi se shefi i kësaj drejtorie këmbëngul se ka dijeni vetëm për firmën e hedhur rreth formalizimit të kontratës, ndërsa ka pranuar se rekrutimi i të ndjerit nuk është ligjore . megjithëkëtë sipas prokurorisë rezulton se i dyshuari ka kërkuar që urdhri të zbatohej sa më shpejt urdhri i punësimit me motivacionin “pranohet me kontratë të përkohshme dhe për nevoja emergjente”.
Prokuroria thotë se nga data e punësimit 16 shtator 2025 deri ditën e vrasjes, viktima u pagua pa u paraqitur asnjë ditë në punë. Ky hetim është paralel me dosjen ku po hetohen atentati i dyfishtë që kishte në shënjestër Gulmando Danin teksa u vra edhe si shoqërues edhe Shaljani. Prokuroria e Tiranës ka shpallur mos kompetencës sepse është e bindur se mbas ngjarjes qëndron një grup i strukturuar kriminal.
Si argument për t’ia kaluar hetimet SPAK , përmendet angazhimi i katër personave në skenën e krimit, fakti që të tjerë të dyshuar janë angazhuar për të ndërprerë energjinë elektrike dhe element hetimore që tregojnë përgatitjen e grupit për te eliminuar Gulmando Dani qëlluar me breshëri armësh sapo mbërriti nga Spanja.
Top Channel