Kërcënimet serioze “ngujonë” arbitrin e Derbit të Italisë, policia: Mos dilni nga shtëpia…
Zgjidhja me ngritje kartonësh për herë të shtatë të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë një formalitet dhe një proces më tepër përgëzues se sa garues.
Mes personave të ftuar dhe jashtë kësaj gare apo Asambleje, në Shtëpinë e Futbollit, veç presidentit të Federatës Italiane dhe zv.presidentit të parë të UEFA-s, Gravina, përfaqësues të tjerë të UEFA-s por edhe FIFA-s, ishte edhe zv.kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj.
Pas përfundimit të garës ai përgëzoi presidentin Duka për rizgjedhjen e tij në krye të futbollit shqiptar, ndërkohë që veç falënderimeve, në një ditë të gëzueshme për të, Duk kishte edhe një batutë thumbuese për Hyasajn: “Elsi kam vënë re që e ke marrë pushim…po mbledh forcat për play-off-in?!”
Në të vërtetë prej shumë kohësh Hysaj nuk aktivizohet tek Lazio dhe kjo vjen dhe për shkak të mosmarrëveshjeve që ai ka patur me klubin, me të cilin po kalon muajt e fundit, pasi nga qershori do të jetë lojtar i lirë, sepse i përfundon kontrata.
Top Channel