“BE po bëhet gati për luftë në 2030-ën”, Orban: Kërcënimi i vërtetë është Brukseli, jo Rusia
Mbretëria e Bashkuar po shqyrton “rritjen e sanksioneve” kundër Rusisë pasi pesë shtete europiane arritën në përfundimin se udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Alexei Navalny u vra nga një toksinë vdekjeprurëse në një burg rus, tha të hënën Sekretarja e Jashtme Britanike Yvette Cooper.
“Ne vazhdojmë të shqyrtojmë veprime të koordinuara, duke përfshirë forcimin e sanksioneve kundër regjimit rus”, tha Cooper për BBC në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Suedia njoftuan dje se shteti rus është i dyshuari kryesor në helmimin e Navalny dy vjet më parë.
Alexei Navalny, një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në një burg rus në rrethana misterioze më 16 shkurt 2024, ndërsa vuante një dënim prej 19 vjet burg.
Të shtunën, pesë vendet evropiane raportuan se një toksinë vdekjeprurëse e njohur si epibatidinë, e gjetur në lëkurën e bretkosave ekuadoriane, ishte zbuluar në testet laboratorike të mostrave të marra nga trupi i tij.
Cooper i tha Sky News se toksina mund të prodhohet edhe në mënyrë sintetike. “Ne e dimë që regjimi rus e ka pasur këtë kimikat të veçantë në të kaluarën”, tha ajo.
“Only the Russian regime had the motive, the means and the opportunity.”
Foreign Secretary Yvette Cooper tells @TrevorPTweets the UK and its allies worked hard to uncover the truth around Alexei Navalny’s death.#TrevorPhillipshttps://t.co/GPa9bHAQkt
📺 Sky 501 pic.twitter.com/gUqaRq6xuN
— Sky News (@SkyNews) February 15, 2026
“Rusia ka thënë se Navalny vdiq nga shkaqe natyrore. Megjithatë, duke pasur parasysh toksicitetin e epibatidinës dhe simptomat e raportuara, ka shumë të ngjarë që helmimi të ketë qenë shkaku i vdekjes së tij”, thanë vendet europiane në një deklaratën e djeshme të përbashkët.
“Navalny vdiq ndërsa ishte në burg, që do të thotë se Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për t’i dhënë këtë helm”, thanë vendet.
“Ne e mbajmë Rusinë përgjegjëse për vdekjen e tij”, tha veçmas Ministria e Jashtme Britanike.
Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi “guximin përballë tiranisë” të Alexei Navalny në një postim në mediat sociale, duke denoncuar Putinin.
Alexei Navalny displayed huge courage in the face of tyranny.
His determination to expose the truth has left an enduring legacy, and my thoughts are with his family today.
I am doing whatever it takes to defend our people, our values and our way of life from the threat of…
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) February 14, 2026
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse dhe ambasada ruse në Londër e hodhën poshtë pretendimin e 5 shteteve.
Kremlini nuk ka dhënë kurrë një shpjegim të plotë për vdekjen e Alexei Navalny pak para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, duke deklaruar vetëm se ai u sëmur dhe vdiq papritur pas një shëtitjeje në burgun ku mbahej.
Top Channel