Mbrëmjen e sotme kryeqyteti do të ketë mundësinë të përjetojë përballjen e dy prej skuadrave më të mëdha të tij, për derbin historic të futbollit tonë, Partizani-Tirana.

Një ndeshje që ka gjithçka brenda spektaklin, rivalitetin, emocionet, tensionet në fushën e lojës dhe në shkallët e tribunave, tifozeria e zjarrtë e të dyja skuadrave që gjithnjë dhuron koreografi spektakolare.

Pavarësisht pozicioneve të skuadrave në fushën e lojës, kur vjen sfida në Derbi çdo gjë lihet mënjanë dhe diferencat zerohen admiruesit e futbollit mbajnë frymën për 90 minuta sfidë të rivalizuar nga fillimi deri në fund.

Ky që do të luhet këtë mbërmje në Arenën Kombëtare do të jetë derbi i 211-të mes Partizanit dhe Tiranës, në 210 sfidat e mëparshme bilanci flet se Partizani ka 83 fitore, ndërsa Tirana numëron 62 suksese, 65 prej këtyre përballjeve janë mbyllur në barazim. Dueli i radhës vjen me Partizanin në vendin e pestë me 30 pikë dhe me Tiranën në vendin e 8 me 21 pikë, por e gjithë kjo nuk do të ketë asnjë vlerë pasditen e sotme kur skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për këtë përballje ku në lojë janë 3 pikë shumë të rëndësishme si për Partizanin ashtu edhe për Tiranën që pritet të na dhurojnë emocione dhe spektakël tjetër. Kjo jave e 24-të e Abissnet Superiores ditën e sotme vijon edhe me dy përballje të tjera, Dinamo-Flamurtari që luhet gjithashtu në orën 16:30 paralelisht me Derbin dhe Vllaznia-Elbasani në orën 19:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB