Screenshot

Vedat Muriqi vazhdon të konfirmojë sezonin e jashtëzakonshëm në La Liga.

Sulmuesi i Kosovës gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Mallorcës, duke treguar se është pika më e fortë e skuadrës së tij dhe një nga golashënuesit më të rrezikshëm të kampionatit spanjoll.

Në sfidën e radhës, “Pirati” realizoi golin e Mallorcës në minutën e 66-të. Edhe pse skuadra e tij nuk arriti të marrë pikë, Muriqi la sërish gjurmë me paraqitjen dhe konkretizimin e tij.

Me këtë realizim, bomberi dardan ngjitet në kuotën e 16 golave në kampionat, duke u pozicionuar i dyti në renditjen e golashënuesve. Para tij qëndron vetëm Kylian Mbappé me 23 gola, ndërsa Muriqi tashmë është në ndjekje të drejtpërdrejtë të yllit të Real Madridit.

Forma e sulmuesit kosovar po rezulton vendimtare për Mallorcën, ndërsa qëndrueshmëria e tij para portës e ka kthyer në një lider të padiskutueshëm. Me ritmin aktual, Muriqi jo vetëm që synon të thyejë rekordin e tij personal, por edhe të sfidojë seriozisht për “Pichichi”-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB