Lara Colturi bëri debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortinas. Skiatorja 19 vjeçare u rendit në vendin e 16 në slalomin gjigant, megjithatë paraqitja e saj ishte mbresëlënëse sidomos në zbritjen e parë kur ajo regjistroi kohën e 4-t më të mirë.

Italiania që garon me ngjyrat kuqezi shprehu të gjitha ndjesitë e saj për këtë debutim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku nuk harroi të urojë edhe Federica Brignone për fitoren e 2 medaljeve të arta.

‘Olimpiket e mia të para, sot slalomi gjigand dhe çfarë dite ishte-shkruante Lara Colturi në postimin e saj-kam marrë kaq shumë dashuri nga njerëzit pranë meje dhe ajo mbështetje më dha një forcë të jashtëzakonshme. Më çoi te porta e startit me vetëdijen e asaj që jam dhe çfarë jam e aftë të bëj. Sic ka thënë edhe Federica Brignone, një rezultat nuk të përcakton si je dhe unë dua ta uroj për fitoret e dy medaljeve të arta’

Colturi u përqendrua te paraqitjet e saj duke pranuar se edhe ajo vetë u surprizua nga ajo që arriti të bëjë në zbritjen e parë

‘Sot jam krenare për atë çfarë bëra dhe çfarë solla në pistë-vijon Lara Colturi në postimin e saj-zbritja e parë të them të drejtën edhe mua vetë më surprizoi, e dija që po skijoja mirë, por nuk e prisja të isha aq shpejt. I provova vetes se mund t’ia dal. Zbritja e dytë nuk shkoi sic doja, por gjithnjë do të ruaj në zemër emocionet e ditës së sotme. Kalimi i vijës së finishit pas zbritjes së parë dhe të dëgjoja zhurmën e njerëzve ishte thjesht e pabesueshme. Në atë moment kuptova sa shumë njerëz gëzonin për mua, më mbështesnin dhe më donin dhe unë do të jem gjithnjë mirënjohëse’

Lara Colturi do të garojë sërish në 18 shkurt në garën e slalomit të cilën ajo mezi po e pret.

‘Siç më ka thënë gjithmonë një njeri i dashur i imi: ‘kujto, se je si në shtëpi’. Jam rritur në borë dhe ky është vendi të cilit i përkas. Ishte një dite speciale, ku mësova shumë. Tani fokusi është te slalomin dhe mezi prez të garoj sërish. E dua këtë ndjesinë olimpike dhe mezi pres të zbres në pistë pas 2 ditësh-përfundonte postimin e saj Lara Colturi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB