Lara Colturi bëri debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina. Skiatorja 19 vjeçare e nisi në mënyrë të shkëlqyer garimin e saj teksa në zbritjen e parë arriti të renditet në vendin e katërt me kohën 1 minutë 3 sekonda e 97 të qintat duke lënë pas emra si Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast.

Më mirë se skiatorja kuqezi në këtë zbritje bënë vetëm Federica Brignone, Lena Duerr dhe Sofia Goggia.

Me këtë rezultat pritshmëritë që Colturi të hynte në zonën e medaljeve ishin shumë të larta. Por në zbritjen e dytë 19 vjeçarja nuk arriti dot të japë më të mirën duke gabuar duke e mbyllur garimin e saj në këtë lëshim me kohën 1 minutë 10 sekonda e 85 të qintat për kohën e përgjithshme 2 minuta 14 sekonda e 82 të qintat  për t’u pozicionuar në fund në vendin e 16. Në Slalomin gjigant garoi edhe skiatorja tjetër shqiptare Semire Dauti që u rendit në vendin e 44 pas dy zbritjeve, ndërkohë që e pafat ishte skiatorja nga Kosova Kiana Kryeziu që gaboi në zbritjen e parë duke mos e përfunduar garimin dhe si pasojë u skualifikua dhe nuk mori pjesë në lëshimin e dyte. Përsa iu përket fitueseve, medalja e artë i shkoi Federica Brignones e kthyer në pista pas të paktën 300 ditëve dëmtimi. Ndërsa Sara hector dhe Thea Louise Stjernesund morën të dyja medalje të argjendtë pasi regjistruan kohë të njëjtë.

Gjithsesi skiatoret shqiptare do të zbresin në pistë sërish në 18 shkurt në garën e Slalomit, ndërkohë që në 16 shkurt do të jetë gara e slalomit për meshkuj ku do të garojë Denni Xhepa.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB