Sot Partizani-Tirana, përballen për herë të 211-të për të “komanduar” kryeqytetin
Partizani dhe Tirana përplasen në “Arenën Kombëtare” duke nisur nga ora 16:30, në një sfidë të vlefshme për javën e 24-të të Superiores.
Vëmendja para startit është përqendruar te kampi bardheblu, ku Redon Xhixha figuron në stol. Nuhiju kishte paralajmëruar se sulmuesi nuk do ta niste nga minuta e parë për shkak të një shqetësimi fizik, por prania e tij mes alternativave mbetet një surprizë.
Në krahun tjetër, Oltijon Kërnaja ka më shumë opsione në dispozicion, me Partizanin që vjen në këtë duel me moral të lartë dhe me një diferencë prej 9 pikësh ndaj rivalëve të përjetshëm.
Bilanci i përballjeve sezonale është i barabartë: Tirana triumfoi 0-3 në fazën e parë, ndërsa të kuqtë reaguan në dhjetor duke fituar 0-2.
REZULTATI LIVE:
Partizani 2-0 Tirana
Sidibe 26’, Isgandarli 37’
Top Channel