Nga një fitore e madhe te një humbje turpëruese. Kjo është ajo që i ndodhi Atletico Madrid në sfidën e radhës së kampionatit spanjoll

Skuadra e Diego Pablo Simeones që 3 ditë më parë kishte shkatërruar Barcelonën me rezultatin 4-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, u gjunjëzua në Vallecas përballë Rayo Vallecanos ku aktivizohet mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ivan Balliu pasi humbi me rezultatin 3-0.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 41 me Rayo Vallecanon që shënoi me Fran Perez, një gol ky që shumë shpejt u shoqërua edhe nga një tjetër ai i shënuar në minutën e 45 nga Oscar Valentin. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0 të Rayo Vallecanos që në minutën e 76 mbylli përfundimisht llogaritë e ndeshjes teksa shënoi me Nobel Mendy duke fiksuar fitoren 3-0 të sfidës me Rayon që shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e 16, ndërsa Atletico Madrid mbetet me 45 pikë në vendin e katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB