Publiku merr vendimin, Kristi rikthehet sërish në shtëpi/ Big Brother dërgon në nominim të gjithë banorët
Gjatë qëndrimit të saj në shpellë, Selin ka biseduar me banorin më të ri, Shëndritin.
Ajo ka ndarë më banorit disa mesazhe që ka marrë nga i ati nëpërmjet letrës disa kohë më parë, duke u shprehur se mendon gjatë gjithë kohës për familjen e saj dhe se ka shumë nevojë për ta.
“Kjo ishte një bisedë shumë e sinqertë me Shëndritin. Më vjen shumë keq që nuk e kam nxjerr shumë këtë anën time, kam zgjedhur më mirë këtë Selinin e ftohtë, për mos të treguar atë Selinin e brishtë. Është e vetmja gjë që kam nga fëmijëria, e vetmja gjë që duhet ta ruaj fortë, është ajo brishtësia që rrah herë më del në pah.
Edhe pse vajzë e re, bëj shumë për familjen time, i mendoj ‘non stop’. Nuk mund t’i ndajë. Onon e kam pasur shumë merak. Dua të di çdo gjë, çfarë bëhet, si janë. Ky është largimi im i parë. Unë e di që ata kanë nevojë për mua dhe unë kam shumë nevojë për ta”, u shpreh Selin.
Top Channel