Pas 12 vitesh në Siri prej të cilave 6 në kampin e ferrit Al Hol Eva Dumani u rikthye të shtunën pranë nënës Mides dhe të vëllait Endrit në Shqipëri.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar disa foto të shkrepura vetëm pak minuta pasi Eva kaloi kufirin e Sirisë për të hyrë në Turqi.

E veshur me veshjen karakteristike të grave siriane, atlete të bardha e doreza të zeza ajo është fiksuar në momentin e shumë pritur të takimit me dajën Xhetan Ndregjoni.

Përqafime plot emocion, lot gëzimi dhe puthje duarsh nga Xhetani për mbesën për të cilën nuk u ndal kurrë, deri sa e nxori nga ferri kampeve të Sirisë.

Një ditë më parë ai tregoi për Top Channel gëzimin e daljes së Evës nga Siria por edhe vështirësitë e hasura me autoritet turke.

“Autoritetet turke të sigurisë e kanë intervistuar Evën për disa orë, por më në fund, me ndihmën e autoriteteve shqiptare, ajo mbërriti paraditen e të shtunës në shtëpi”, tha Xhetan Ndregjoni

Në intervistën për Top Channel Ndregjoni theksoi se:

“Ne i mirëkuptuam në shqetësimin e tyre, pasi e dinim se në çfarë rrethanash vinte Eva. Mu hodh në qafë e vetëm thoshte: daja, daja… nisi të qante. Ishte e frikësuar, pasi ishte rrethuar me njerëz të panjohur, të cilët e sollën nga një rrugë e gjatë prej Sirisë në kufirin me Turqinë. Nuk munda ta besoja se ajo mbërriti. Hera e fundit kur e kisha parë ishte 8 vjeçe. Ajo sot është 20 vjeçe. I dridhej zëri kur më përqafoi. Deri në atë moment ia kisha dëgjuar zërin vetëm nga mesazhet zanore që na dërgonte. E gjitha ishte e pabesueshme, pasi në të shkuarën shumë herë na ishte premtuar se do ta sillnin Evën, por nuk ndodhi. U jam mirënjohës shumë njerëzve të përfshirë në sjelljen e Evës në shtëpi”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB