Forcat amerikane sekuestrojnë anijen cisternë me flamur panamez në detin Indian, dyshohet se kishte lidhje me iranin dhe Rusinë   

15/02/2026 16:24

Tankeri me flamur panamez Veronica III, i cili dyshohet se kishte lidhje me Iranin dhe Rusinë dhe u përpoq të shkelte sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, u sekuestrua nga forcat e Departamentit të Luftës në orët e para të së dielës.

“Gjatë natës, forcat amerikane kryen një inspektim dhe sekuestrim të Veronica III në zonën e INDOPACOM (njësia ushtarake amerikane përgjegjëse për Indo-Paqësorin) pa asnjë incident”, tha departamenti duke shtuar se e gjurmoi anijen nga Karaibet në Oqeanin Indian dhe përfundimisht e kapi atë.

“Asnjë komb tjetër nuk ka shtrirjen, durimin ose vullnetin për ta bërë këtë. Ujërat ndërkombëtare nuk janë strehë. Nga toka, ajri apo deti, ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju nxjerrim para drejtësisë. Departamenti i Luftës do t’u mohojë aktorëve të paligjshëm dhe agjentëve të tyre lirinë e lëvizjes në hapësirën detare”, përfundon deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB