Barcelona dhe gjykimi në ndeshjen e Kupës, Flick: Shkova në dhomën e zhveshjes së arbitrave, më hapën derën, nuk humbëm për shkak të tyre…
Këtë të hënë do të mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit ku do të zgjidhet presidenti i këtij institucioni dhe anëtarët e Komitetit Ezkekutiv të tij.
Për postin e presidentit, Armand Duka është kandidati i vetën që është regjistruar pasi u propozua nga 33 anëtarë të Federatës.
Përsa iu përket 10 vendeve në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, në garë janë 13 kandidatë; Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.
Në të njëjtën kohë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF do të shqyrtohet edhe raporti i veprimtarisë së FSHF-së mes dy asambleve, do të prezantohet bilanci financiar dhe pasqyrat financiare, raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, miratimi i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2025, miratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe 2027, emërimin e audituesve të pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv.
Top Channel