Barcelona dhe gjykimi në ndeshjen e Kupës, Flick: Shkova në dhomën e zhveshjes së arbitrave, më hapën derën, nuk humbëm për shkak të tyre…

15/02/2026 14:04

Barcelona do të luajë të hënën ndeshjen me Gironën në Ligën Spanjolle të futbollit. Trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick doli në konferencën për shtyp për të folur për këtë ndeshje, por trajneri gjerman iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me atë çfarë ndodhi të enjten në ndeshjen e Kupës me Atletico Madrid sidomos me episodin e golit të anuluar të Cubarsi

‘Ndonjëhere ka gjëra që nuk na pëlqejnë. Fola në Madrid me arbitrin në dhomat e zhveshjes sepse doja të dija pse na u anulua goli-tregon Hansi Flick-dhe komunikimi pas asaj ndeshjeje ishte i mirë. Nuk ishte faji i arbitrave që humbëm ndeshjes. Jemi ne ata që duhet të përmirësohemi’

Trajneri i Barcelonës e vijoi më tej tregimin e tij për bisedën me arbitrat

‘Trokita në derën e dhomës së zhveshjes dhe folëm-vijoi Hansi Flick-dhe kjo duhet të jetë diçka normale sepse në fushë ka shumë tension. Patëm një bisedë të mirë që mbetet atje brenda’

Për Flick është mëse e mundur normalizimi i raporteve mes klubeve dhe arbitrave

‘Mundet, edhe pse normalisht duhet më shumë besim dhe të jesh më i fokusuar te skuadra jote-tha Flick-pas konferencës për shtyp, kisha ndjesinë se duhej të flisja me arbitrat, kështu bëra dhe ma hapën derën’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB