Video/ “Magjiku” Ernest Muçi, ylli shqiptar i shënon supergol gjigantëve të Fenerbahçes
Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën e radhës së Sivasspor kundër Vanspor, duke realizuar dy gola brenda pak minutash në pjesën e parë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 28-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë dyfishoi personalisht shifrat, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës së tij.
🔥 Rey Manaj, Sivasspor’a muhteşem bir frikik golü ile geri döndü.pic.twitter.com/dx6TvB23Ng
— Fanatik (@fanatikcomtr) February 14, 2026
Para pushimit, Sivasspor arriti të shënojë edhe golin e tretë, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh 3-1.
Megjithatë, në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes ndryshoi. Vanspor reagoi dhe arriti të rikthehej në lojë, duke barazuar shifrat në një përmbysje të papritur të rrjedhës së takimit.
Top Channel