Harry Kane vazhdon të pasurojë statistikat në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Sulmuesi anglez me dygolëshin e shënuar në ndeshjen me Werder Bremen arriti në kuotën e 500 golave të shënuar në të gjithë karrierën e tij duke u bërë i pari futbollist anglez që arrin këtë shifër golash të shënuar.

Në këtë mënyrë, Harry Kane me 500 golat e tij i bashkohet emrave të tillë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Robert Leëandoëskit. Harry Kane e ka shënuar golin e tij të parë në karrierë në 2011 me Leyton Orient dhe që nga ai moment nuk është ndalur. Përpara 3 vitesh Harry Kane parakaloi Ëayne Rooney duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i përfaqësueses angleze me 78 gola të shënuar, një shifër kjo të cilën ai do të kërkojë ta rrisë në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës

Harry Kane 500 gola

Tottenham Hotspurs 280 gola

Bayern Mynich         126 gola

Anglia                         78 gola

Millwall                        9 gola

Leyton Orient             5 gola

Leicester City             2 gola

Top Channel

DIGITALB DIGITALB