Ederson dhe Zalewski fundosin Lazion, Atalanta e Gjimshitit parakalon Comon
Teuta ‘shkelmon’ krizën dhe rikthehet të fitorja pas 10 ndeshjeve. Skuadra durrsake iu imponua Bylisit duke e mundur me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Sfida nisi me shumë vrull teksa brenda 5 minutave të para të saj u shënuan 2 gola. Fillimisht ishin ballshiotët ata që shënuan me Markun që në minutën e 3 duke marrë avantazhin 1-0. Por 120 sekonda më vonë Teuta barazoi shifrat në 1-1 me Wotlai. Rastet nuk munguan në vijimin e ndeshjes nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll 1-1.
Pas pushimit të ndeshjes, Teuta përmbysi rezultatin duke marrë avantazhin 2-1 falë golit të Kotobellit që ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, një gol që futbollisti ia dedikoi babait të tij që përpara pak ditësh ndërroi jetë. Historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më, pavarësisht përpjekjeve të Teutës për të shënuar golin e tretë, ndërkohë që në krahun tjetër Bylisi pavarësisht zëvendësimeve të kryera nuk mundi të ndryshojë fatin e takimit dhe sfida u mbyll me fitoren e Teutës 2-1.
Top Channel