Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së drogës.
Të arrestuarit janë K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër, F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dje J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Sipas policisë, K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).
Ndërsa F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Gjithashtu, J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel