Fiorentina mori një fitore të çmuar për mbijetesën ndaj Comos në kampionatin italian të futbollit duke e mundur skuadrën e Cesc Fabregas me rezultatin 2-1.

Në fazën e parë të ndeshjes u pa një lojë me ritëm të ulët nga të dyja skuadrat, por në minutën e 27, Nicolo Fagoli zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Fiorentinës. Ky gol sikur zgjoi Comon që u hodh në sulm për të barazuar rezultatin dhe iu afrua me Nico Paz që nuk mundi të dërgojë në rrjetë një top të ardhur nga krosimi i Kuhn.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Fiorentinën e cila shënoi edhe në fillimin e 45 minutave të dyta me Moise Kean me penallti duke e çuar rezultatin në 2-0. Gjërat u vështirësuan për skuadrën e Cesc Fabregas, që gjithsesi në minutën e 77 rihapi llogaritë falë një autogoli të Parisi duke e shkurtuar diferencën në 2-1. Castet e fundit të ndeshjes regjistruan tensione në fushën e lojës mes lojtarëve të të dyja skuadrave me Comon që mbeti me 10 lojtarë pasi Moratta që mori kartonin e dytë të verdhë që u kthye në të kuq pasi goditi Ranierin. Pas kësaj ndeshjeje Como mbetet me 41 pikë, ndërsa Fiorentina për momentin e sheh veten në vendin e 17 të klasifikimit duke dalë nga zona e rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB