Britania e Madhe lëshon deklaratën e bujshme për vdekjen e Alexei Navalny: Kundërshtari i Putin u vra me një helm nga toksina e bretkosës Shtetet e Bashkuara “nuk synojnë të përçajnë, por të ripërtërijnë miqësinë e vjetër me Europën.
Në fjalimin e mbajtur në konferencën e Mynihur, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk duan që aleatët të justifikojnë një status quo në krizë, por të përballen me nevojën për zgjidhjen e
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan një aleancë të fortë, e cila ta pranojë se faktori që ka goditur shoqëritë tona nuk është vetëm një seri politikash të gabuara, por edhe një gjendje dëshpërimi dhe vetëkënaqësie. Fundi i epokës transatlantike nuk është objektivi ynë dhe as dëshira jonë, sepse për ne amerikanët, shtëpia mund të jetë në hemisferën perëndimore, por do të mbetemi gjithmonë bij të Europës”, tha ai.
SHBA-ja, shtoi Rubio, po i hap “rrugën një shekulli të ri begatie”, dhe dëshiron ta bëjë këtë së bashku me Europën.
“Ne duam që Europa të jetë e fortë. Besojmë se Europa duhet të mbijetojë. Në fund të fundit, fati ynë është i ndërthurur me tuajin”, shtoi Rubio.
Kreu i diplomacisë amerikane e theksoi edhe një herë se “Shtetet e Bashkuara nuk duan që aleatët e tyre të jenë të dobet, sepse kjo, tha ai, do të na bënte të dobët edhe ne. “Duam aleatë që dinë të mbrohen, në mënyrë që asnjë kundërshtar të mos tundohet të vërë në provë forcën tonë kolektive”, ishte mesazhi i tij.
Top Channel