Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonën e punimeve
Lagjja “Pllakë”, një nga më të vjetrat e qytetit dhe pika e parë e përballjes me vizitorët, por prej disa ditësh është praktikisht e izoluar.
Rruga kryesore është e bllokuar nga masivi i dheut, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe aksesin e vizitorëve.
Një shtyllë e energjisë elektrike ka rrëshkitur, duke lënë disa banesa pa energji elektrike prej ditësh. Pavarësisht rrezikut evident, Bashkia Gjirokastër deklaron se nuk mund të ndërhyhet për momentin, pasi toka është e tejngopur me ujë.
Ndërkohë, përtej deklaratave për “monitorim”, në terren masa e vetme e dukshme mbetet një shirit paralajmërues, që nuk ndalon as rrëshkitjen e dheut dhe as frikën e banorëve.
Në mungesë të një plani konkret emergjence dhe zgjidhjeje afatshkurtër, lagjja historike “Pllakë” mbetet nën kërcënimin e përditshëm të një rreziku serioz.
Top Channel