Rilindja e Bove; në fushën e lojës pas më shumë se 1 viti nga ataku kardiak
14/02/2026 22:08
Edoardo Bove kthehet në fushat e futbollit, 14 muaj pas atakut kardiak.
Futbollisti që zgjidhi kontratën me Romën në muajin janar u transferua te Watford në Championship në Angli dhe këtë të shtunë në minutat e fundit në sfidën ndaj Preston iu aktivizua.
Futbollisti italian hyri në fushën e lojës në minutën e 86 duke marrë vendin e Louza me sfidën që u mbyll me barazimin 2-2. Mesfushori që në 1 dhjetor të 2024 pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit, u detyrua të largohet nga Italia pasi iu vendos një defribilator duke shkuar në Angli ku kjo lejohet.
Top Channel