Nuk zhgënjen Shaqiri, rikthehet me ritmin e më të mirëve në Europë, renditet pas Kane dhe Mbappe
Reali i Madridi ka regjistrtuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Real Sociedadit, në kuadër të javës së 24-të në La Liga.
“Galaktikët” fituan me rezultat 4-1, por që patën shansin të shënon të paktën edhe dy gola të tjerë. Pas vetëm pesë minutave lojë, Trent Alexander-Arnold dhuroi një asist fantastik për Gonzalo Garcian, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të.
Sociedadi arriti të kthehet në lojë falë Mikel Oyarzabal, që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 21-të, por shpresa e miqve zgjati vetëm katër minuta, pasi Vinicius Jr që fitoi penallti e më pas e finalizoi, ritkheu epërsinë e vendasve.
Dominimi i Realit vazhdoi me Federico Valverden që shënoi një supergol pas asistit të Carreas për të çuar shifrat në ezultatin 3-1 kur ishte vetëm minuta e 31-të.
Reali vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku Vinicius Jr fitoi një tjetër penallti si dhe e finalizoi sërish për ta vulosur fitoren 4-1.
Vini në fakt shënoi edhe për ta kompletuar trigolëshin, por ai gol ju anullua për pozicion jashtë loje. Pas këtij suksesi Reali merr kreun e La Ligës me 60 pikë, ndërkohë që Sociedati mbetet në vendin e tetë me 31 pikë.
Top Channel