“Nuk dua të dal”/ Çfarë ka ndodhur me Kristin? Banori “shpërthen” në lot pas daljes nga muri i shtëpisë

14/02/2026 22:57

Pak orë para fillimit të Prime-t, Kristi mori një vendim të papritur, duke dalë nga muri rrethues i shtëpisë.

Menjëherë pas kësaj, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku shkruhej se Kristi ishte larguar nga shtëpia.

Në Prime-n e së shtunës, u pa që Kristi, u shoqërua nga sigurimi dhe u fut në shpellë.

Ai foli në dhomën e rrëfimit, duke mos i mbajtur dot lotët dhe tha: “Nuk dua të dal nga kjo shtëpi”.

Në Prime, ai pati një bashkëbisedim me Ledion Liçon, ku tha: “Mendoj se është një akumulim i të gjithë ditëve që unë kam qëndruar këtu brenda. Thjesht shkëputesh… Më pas sheh që është ajo drita, ai shkëlqimi, ai vendimi që nuk do ta marrësh vesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB