Deti “pushton” plazhin e Kunës, erozioni detar shkatërron shëtitoren në prag të sezonit turistik
Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi.
Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rënde pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën ” Dhimokratias” në zonën Luca në periferinë e Athinës, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe.
Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të nënës dhe në vazhdim së bashku me dy shokët e tij, ku u aksidentuan në rrugët e zonës.
Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre të miturve ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.
Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të drejtorisë së policisë së Athinës.
Top Channel