Formula 1/ Dita e fundit e testeve në Bahrein, Antonelli më i shpejti, problem teknik për Hamilton
Max Verstappen dhe Formula 1 e re; një raport që të paktën me fjalë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në testet e para parasezonale, 4 herë kampioni i botës ka shprehur shumë dyshime për evoluimin teknik të kategorisë më të lartë të garave automobilistike që është gjithnjë e më shumë e orientuar drejt menaxhimit të energjisë së njësisë së fuqisë së motorit.
Sipas holandezit, ekziston rreziku e largimit të idesë për Formula 1 si një disiplinë ku mund të sulmohet deri në limit në çdo xhiro, një opinion që ka gjetur edhe mbështetjen e Hamilton dhe Alonsos. për Verstappen ekuilibri mes fuqisë dhe kursimit të energjisë po bëhet vendimtare deri në atë pikë sa drejtimi i makinës po shndërrohet në më shumë një ushtrim të vazhdueshëm menaxhimi se një performancë e pastër.
Një opinion që padyshim nuk u injorua nga Formula E. Shefi Ekzekutiv i këtij kampionati, Jeff Dodds nuk humbi kohë dhe bëri të ditur se i ka nisur një mesazh direkt Verstappen duke i bërë një ftesë zyrtare për të provuar GEN4, njëvendëshet e brezit të ri gati për të bërë debutimin në sezonin 2026/27. Një makinë që premton një rritje të rëndësishme përsa i përket paraqitjes në pistë, me një fuqi të rritur deri në 815 kuaj/fuqi dhe me një përshpejtim më të lartë se makinat e Formula 1
‘Mund ta provojë kur të dojë, në çdo vend të botës. Porta të hapura, pa telekamera-ishte ftesa e bërë nga Dodds
Ndërkaq, llogaria në rrjetet sociale e avionit privat të Verstappen u lokalizua për pak orë ne Riad në Arabinë Saudite ku do të mbahet ndalesa e tretë e Botërorit të Formula E.
Top Channel