“Kush e fiton këtë Big Brother?”/ Elvana Gjata zbulon të preferuarin e saj: Do të isha shumë e lumtur nëse…
14/02/2026 22:39
Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një performancë në studion e Big Brother VIP, duke kënduar disa nga këngët e saj.
Pas performancës, opinionisti Arbër Hajdari i është drejtuar Elvanës me pyetjen se kush e fiton këtë Big Brother.
Për këngëtaren fitues duhet të jetë Stenaldo. “Do të isha shumë e lumtur që këtë Big Brother ta fitonte Stenaldo”, tha Elvana.
Top Channel