Tottenham zyrtarizon trajnerin Tudor: Mirësevjen Igor
Kur përmend derbin Partizani-Tirana mendon gjithnjë spektaklin, rivalitetin, emocionet, tensionet në dfushën e lojës dhe në shkallët e tribunave, tifozeria e zjarrtë e të dyja skuadrave gjithnjë dhuron koreografi spektakolare.
Pavarësisht pozicioneve të skuadrave në fushën e lojës, kur vjen sfida në Derbi çdo gjë lihet mënjanë dhe diferencat zerohen admiruesit e futbollit mbajnë frymën për 90 minuta sfidë të rivalizuar nga fillimi deri në fund.
Dhe e gjithë kjo pritet të shihet edhe këtë të dielë teksa në ‘Air Albania Stadium, Partizani dhe Tirana do të vihen sërish përballë njëra -tjetrës në këtë sfidë që ka shkruar faqe të arta në historinë e futbollit shqiptar. Ajo që do të luhet pasditen e së dielës do të jetë dueli i 211 mes dy gjigantëve të futbollit shqiptar që priten të vijojnë të shkruajnë historinë.
Në 210 sfidat e mëparshme bilanci flet se Partizani ka 83 fitore, Tirana ka 62 triumfe, ndërsa 65 sfida mes tyre janë mbyllur në barazim. Statistikat shohin përpara skuadrën e Të Kuqve, por fusha e lojës ka treguar shumë ekuilibër dhe emocione të shumta për këdo që e ka ndjekur në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm.
Dueli i radhës vjen me Partizanin në vendin e pestë me 30 pikë dhe me Tiranën në vendin e 8 me 21 pikë, por e gjithë kjo nuk do të ketë asnjë vlerë pasditen e së dielës kur skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të këtë përballje ku në lojë janë 3 pikë shumë të rëndësishme si për Partizanin ashtu edhe për Tiranën që pritet të na dhurojnë emocione dhe spektakël tjetër
Top Channel