Manchester City kualifikohet për në raundin e pestë të FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti të eliminojë Salford skuadër e Divizionit të Tretë duke e mundur me rezultatin 2-0.

Trajneri katalanas kishte bërë 9 ndryshime në skuadër për këtë ndeshje me Manchester City që nuk u desh të sforcohej shumë që të merrte këtë fitore që e lejon të vijojë rrugëtimin në këtë kompeticion.

Një autogol i Alfie Dorrington i dha mundësinë Manchester City të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 6 dhe të marrë kryesimin në 1-0. Të besuarit e Pep Guardiolës  nuk e patën problem të menaxhonin këtë avantazh, por në minutën e 81, skuadra e Citizens shënoi edhe golin e dytë me Guehi i aktivizuar në 45 minutat e dyta, me këtë të fundit që shënoi golin e tij të parë me fanelën e Manchester City dhe sfida u mbyll 2-0 për skuadrën e Guardiolës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB