Cili do të jetë fati i Kristit? Vëllai i Madh i jep mundësinë e fundit banorit, publiku do të vendosë për rikthimin e tij në shtëpi ose jo

14/02/2026 23:14

Pas bisedës së tij në Prime, Ledion Liço i komunikoi Kristit vendimin që Vëllai i Madh ka marrë për të.

Ai do të shkojë në një nominim ku do të jetë publiku që do të vendosë nëse do të rikthehet sërish në shtëpi ose jo.

Vëllai i Madh gjithashtu i komunikoi se kjo do të jetë mundësia e fundit që i jepet Kristit, pas sjelljeve të tij të përsëritura.

“Patjetër që këto janë gabim. Disa veprime janë gabim. Nuk duhet t’i kisha bërë. Dua të tregoj vetëm atë anë, bardh e zi”, tha Kristi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB