Bayerni i Mynihut më në fund arrin të blindojë Dayot Upamecano. Qendërmbrojtësi francez rinovoi kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2030 duke i mbyllur dyert Realit të Madridit që ishte vënë në ndjekje të tij prej kohësh.

I ardhur te kampionët aktualë të Gjermanisë në 2021, Upamecano ka fituar me Bayernin e Mynihut 3 tituj të Bundesligës dhe një Superkupë Gjermanie duke u shndërruar në një nga shtyllat e skuadrës bavareze

‘Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të luaj me Bayernin e Mynihut-tha Upamecano që nuk e fshehu kënaqësinë e tij për rinovimin e kontratës-jemi një skuadër e madhe me një trajner shumë të mirë. Së bashku kemi objektiva madhorë. Në jetë, ajo që ka shumë rëndësi gjithmonë është mentaliteti. Jap gjithçka për shokët e skuadrës, në çdo stërvitje, duke tentuar të mbajmë portën të paprekur në çdo ndeshje dhe duke dashur të fitoj tituj me Bayernin’

I transferuar  nga Leipzigu, Upamecano ka zhvilluar 180 ndeshje zyrtare me klubin bavarez, me 6 gola të shënuar dhe 9 asiste të dhënë. Me përfaqësuesen franceze ai ka 35 ndeshje dhe 2 gola duke fituar UEFA Nations League në 2021 dhe arritur deri në finalen e Botërorit 2022 përballë Argjentinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB